LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje mes dy familjeve në Mitrovicë, përdorën dhe armë zjarri

Mosmarrëveshje mes dy familjeve në Mitrovicë, përdorën dhe armë zjarri
Foto: Ilustrim

Dy familje janë përleshur mes vete duke përdorur edhe armë zjarri, ngjarje e cila ka ndodhur të enjten rreth orës 18:45, në Mitrovicë.

Në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, thuhet se janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet H.G, 55 vjeçar dhe F.T, 17 vjeçar, ku më tej sqarohet se i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën.


“Dje në orët e pasdites, më 3 qershor 2021, rreth  orës 18:45, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për  të shtëna me armë të zjarrit në rrugën ‘Lumi’ në Mitrovicë. Nga  hetimet e para nga vendi i ngjarjes,  janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje në mes dy  familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje. Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i pare me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se te i dyshuari është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek.

“Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit”, bëhet e ditur në raport.

Ndërkaq tutje në raport, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit  H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’ dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet  masa e ndalimit policor.. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori