LAJMI I FUNDIT:

Moska demanton serbët: Putini nuk e mbështeti koalicionin e Listës Serbe me Haradinajn

Moska demanton serbët: Putini nuk e mbështeti koalicionin e Listës Serbe me Haradinajn

Disa zyrtarë rusë i kanë demantuar lajmet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka mbështetur Listën Serbe për të hyrë në koalicion me Haradinajn.

Kryetari i Komitetit për Mardhënie Ndërkombëtare të Rusisë, Konstantin Petrichenko ka thënë se kjo është një gënjeshtër flagrante, pasi sipas tij Putin nuk e ka përkrahur koalicionin e serbëve me “politikanët e akuzuar për krime”, shkruan Kurir.
“Rusia e bashkuar dhe presidenti Vladimir Putin nuk e ka përmendur Listën Serbe dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit e institucioneve të paligjshme në Kosovë, të kryesuar nga personat që janë të akuzuar për krime të tmerrshme”, ka thënë Petrichenko, transmeton lajmi.net


Sipas Petrichenkos, tema e diskutimit në takimin e Listës Serbe në Rusi ishte mbështetja e deklaratave të cilat formojnë një hapsirë unike kulturore për serbët, për të cilën Beogradi e ka mbështetjen e Moskës.

Lajmet për përkrahjen ndaj Listës Serbe për hyrje në qeverinë Haradinaj i ka mohuar edhe sekretari i Këshillit të Përgjithshëm në Rusi, Sergei Neverov, i cili tha se nuk ka pasur diskutime për bashkëpunimin e serbëve me institucionet e Kosovës.

“Këto janë deklarata të turpshme dhe të pasakta, që kinse Rusia dhe Putini e kanë mbështetur Listën Serbe për hyrjen në institucione dhe përmirësimin e pozitës së popullit serb në Kosovë”, tha Neverov.

Ai e quajti Ramush Haradinajn “terrorist”, duke shtuar se Putin nuk e mbështeti një bashkëpunim me ata që janë në kërkim të Interpolit.

“Ne përkrahim natyrshëm dialogun me popullin serb në Kosovë, por jo bashkëpunimin me terroristët në urdhrin e Interpolit. Nuk e dimë pse gazetarët publikuan vetëm disa pjesë të deklaratave tona. Mbështetja verbale erdhi vetëm për kryetarin Vuçiq”, deklaroi Neverov.

Pas udhëtimit të Listës Serbe në Rusi, u raportuar se Putini e kishte përkrahur Listën Serbe për hyrjen në koalicion me koalicionin PAN dhe AKR.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori