LAJMI I FUNDIT:

I moshuari që punon si shpërndarës i picave në SHBA, shpërblehet me një bakshish prej 12 mijë dollarësh

I moshuari që punon si shpërndarës i picave në SHBA, shpërblehet me një bakshish prej 12 mijë dollarësh

Një shofer i moshuar i dërgesave ushqimore është shpërblyer me një bakshish prej 12 mijë dollarësh pasi një yll i TikTok filloi një fond për mbledhjen e këtyre parave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Derlin Newey, 89 vjeç punon 30 orë në javë në një piceri në Utah, në mënyrë që ta sigurojë jetesën.


Në fillim të këtij muaji, ai e kreu një dërgesë në shtëpinë e një të famshmi të TikTok, Carlos Valdez, ndërsa ngjarja e papritur i ndryshoi atij jetën përgjithmonë.

Valdez filloi mbledhjen e fondeve përmes shërbimit Venmo, ndërsa njerëzit nga i gjithë vendi kontribuuan në këtë iniciativë. Ai për disa ditë mblodhi rreth 12 mijë dollarë.

Ndërkohë, të martën ai dhe gruaja e tij u nisën për në shtëpinë e të moshuarit për t’ia dorëzuar bakshishin. /Telegrafi/