LAJMI I FUNDIT:

I moshuari nga Gjermania humb jetën në një hotel në Vlorë

I moshuari nga Gjermania humb jetën në një hotel në Vlorë

Një 75-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën në një hotel në Vlorë.

Policia bën me dije se i moshuari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.


“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman M. A., 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.