LAJMI I FUNDIT:

Mosha e kandidatëve, debati kryesor i fushatës presidenciale në SHBA

Mosha e kandidatëve, debati kryesor i fushatës presidenciale në SHBA

Hillari Clinton është e shëndetshme dhe e aftë që të shërbejë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu deklaroi mjekja e saj, Lisa Bardack, pasi ekipi i Clintonit publikoi dosjen e saj mjekësore.

Sipas Bardack, Clinton vazhdon që të përmirësohet pasi u diagnostikua me pneumoni.


Publikimi i dosjes mjekësore të Clintonit vjen pasi të njëjtën gjë e bëri edhe rivali i saj republikan Donald Trump.

Disa ndihmës të ish-Zonjës së Parë thanë se ajo do të kthehet në fushatë të enjten pasi e ka kaluar problemi shëndetësor që i shkaktoi probleme në fundjavë.

Mediat amerikane shkruajnë se të dy kandidatët presidencialë, mes më të moshuarve që kanë garuar për këtë post, kanë qenë në presion të madh për të publikuar dosjet e tyre shëndetësore.

Që prej të dielës së shkuar, kur 68-vjeçarja Clinton u ndje keq në publik, çështjet shëndetësore të kandidatëve kanë dominuar fushatën elektorale.

Në kuadër të publikimit të dosjes së Clintonit, zyrtarë të fushatës së saj thanë se gjendja e saj fizike është normale, ndërsa ajo mendore e shkëlqyer.

Sipas tyre, kura me antibiotikë dhe pushimi kanë bërë që Clinton të rimëkëmbet shumë mirë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori