Pierre Moscovici, komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, deklaroi sot se Katalonia, nëse do të shpallet e pavarur duke u shkëputur nga Spanja, nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian njeh vetëm një shtet anëtar që është Spanja. Por ne nuk jemi në një botë imagjinare, pasi nuk ka në të vërtetë pavarësi katalonase”, u përgjigj ai para gazetarëve.
Ish-ministri socialist francez, e cilësoi këtë përplasje mes Madridit dhe Barcelonës si një çështje të dhimbshme që duhet të zgjidhet nga spanjollët.
“Nuk është as në Bruksel, as në Paris, nuk është diku jashtë që kjo situatë do të zgjidhet”, theksoi ai duke nxitur dialogun dhe zbutjen e situatës.
Ndërkohë Spanja po jeton krizën më të ashpër që prej rikthimit të demokracisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese spanjolle pengoi sërish sot përpjekjet e krerëve të Katalonisë, duke pezulluar seancën parlamentare rajonale të parashikuar të hënën, gjatë të cilës pritej të shpallej pavarësia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov
“Ndëshkim” për “aktet separatiste”: Kina provokon situatën përsëri, fillon stërvitjet dyditore ushtarake rreth Tajvanit
Nikki Haley thotë se do të votojë për Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251