LAJMI I FUNDIT:

Mos rrënimi i murit në veri, mblidhen partitë opozitare

Mos rrënimi i murit në veri, mblidhen partitë opozitare

Mosrespektimi i afatit për rrëzimin e murit në veri sipas Rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që sot shefat e Grupeve Parlamentare të partive të mblidhen në një takim.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i cili njëherësh ka qenë edhe iniciues i këtij takimi.


“Si iniciues të debatit dhe të rezolutës lidhur me murin ilegal atëherë e kemi parë të arsyeshëm, që pas kalimit të afatit që e ka përcaktuar Kuvendi i Kosovës, përmes rezolutës unanime për rrënimin e murit, që t’i ftojmë një takim të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare që të diskutojmë çka më tutje”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Ai ka theksuar se qeveria nuk po gjen kohë të rrënojë murin e pa hezitim po shkon në Bruksel për t’ua shtrirë dorën atyre që e kanë ndërtuar murin dhe kjo sipas Lekajt është e papranueshme.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në zyrën e Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe dy partitë tjera opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq LDK dhe PDK kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij takimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori