LAJMI I FUNDIT:

Mos procesimi i pagave të mësimdhënësve, LDK: Kjo është e pamoralshme

Mos procesimi i pagave të mësimdhënësve, LDK: Kjo është e pamoralshme

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe morale që të ndërpresë pagat e mësuesve.

Sipas LDK-së, komunat janë punëdhënësit dhe këtë të drejtë e kanë komunat si njësi themelore të vetëqeverisjes në Kosovë.


“Qeveria thirret në Nenin 18 të Ligjit për Greva, duke injoruar në tërësi Nenin 13 i cili flet për mbrojtjen e të punësuarve gjatë grevës. Ky nen shprehimisht thotë se ‘Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale…’. Masat materiale në këtë raport kontraktual kanë të bëjnë pikërisht me pagën dhe kontributet. Dukshëm ka kundërthënie në mes të Nenit 13 dhe 18, me ç’rast kjo kundërthënie nuk mund të interpretohet në dëm të palës që nuk e ka hartuar ligjin, e që janë grevistët”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton Telegrafi.

Për LDK-në, të mos paguhen pagat në kohë krize është e pamoralshme.

“Këto nuk janë para të qeverisë që të bëjë çfarë të dojë, sikurse t’ju hakmerret mësimdhënësve. Në kohën kur inflacioni vetëm ka shkuar në 20%, dhe qytetarët veç janë në krizë, qeveria lë pa paga 23,173 mësimdhënës. Është e papranueshme që sapo mbyllet një krizë, hapet një tjetër”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “Qeveria me këto masa po varfëron familjet dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, do të rrisë numrin e kërkuesve të asistencës sociale. Me inflacion ka zvogëlim të pagave në mandatin e kësaj qeverie, kurse me hakmarrjen e fundit ka ndërprerje të të hyrave për mbi 23 mijë familje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori