LAJMI I FUNDIT:

Mos lejoni që Rusia të udhëheqë me INTERPOL-in!

Mos lejoni që Rusia të udhëheqë me INTERPOL-in!

John Gotti ishte një gangster italiano-amerikan i cili u bë shefi i familjes së krimit Gambino në New York City.

Sipas historisë, thuhet se Gotti dhe vëllezërit e tij u rritën në varfëri dhe u kthyen në një jetë të krimit në një moshë të re.


Dhe imagjinoni një histori alternative të qytetit të Nju Jorkut ku John Gotti bëhet një komisioner policie dhe merr mandate të arrestit për avokatët në Shtetet e Bashkuara që ndoqën penalisht familjen e krimit Gambino.

Sipas një opinioni të publikuar në Bloomberg, përcjell Telegrafi, diçka e tillë është në prag të ndodhjes me organizatën ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të njohur si Interpol.

Kjo pasi që, të mërkurën, delegatët në konventën vjetore të Interpolit do të votojnë për presidentin e saj të ardhshëm.

Një hap i tillë vjen pas zhdukjes së shefit të fundit të Interpol, nga Kina, Meng Hongwei, në shtator.

Misteri i "zhdukjes" së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të (Foto/Video)
Lexo po ashtu Misteri i "zhdukjes" së shefit të Interpolit: Gruas i kishte dërguar një emoji me mesazh, dhe prej atëherë nuk di asgjë për të (Foto/Video)

Gruaja e Meng thotë se ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të që kur ai fluturoi në Pekin dy muaj më parë dhe ajo ka frikë se ai është i vdekur.

Fitorja që do të sillte hapa të (pa)parashikueshëm

Shtetet anëtare të Interpolit thuhet se janë gati të zgjedhin një ish-zyrtar të lartë të Rusisë së Putinit, Alexander Prokopchuk, për të zëvendësuar Meng.

Fitorja e tij vlerësohet se do të sillte hapa të (pa)parashikueshëm në Interpol.

Sipas shkrimit në Bloomberg, përcjell Telegrafi, nuk është vetëm se Rusia ka keqpërdorur sistemin e Interpolit për lëshimin e njoftimeve për urdhërarrestët për policinë kombëtare të shteteve anëtare, të njohura si “Njoftime të Kuqe” (instrumenti më i afërt i një urdhër-arresti ndërkombëtar në përdorim sot).

Ndërsa sipas Ted Bromund nga “The Heritage Foundation”, nuk ka askush në botë që mban një përgjegjësi më të drejtpërdrejtë dhe personale për abuzimin e Rusisë ndaj Interpolit sesa Alexander Prokopchuk.

Prokopchuk kryeson zyrën e qeverisë që dërgon informacionin e zbatimit të ligjit nga Rusia në Interpol.

Viktima më e famshme e këtij lloj abuzimi është udhëheqësi i “Hermitage Capital”, William Browder.

Avokati i Browder, Sergei Magnitsky, vdiq në një burg rus në vitin 2009, pas ekspozimit të përvetësimeve nga zyrtarët qeveritarë.

Browder pastaj loboi, pa u lodhur dhe me sukses, për Aktin Magnitsky, i cili vendos sanksione kundër zyrtarëve qeveritarë që kryejnë abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

Pas kësaj, Rusia ka lëshuar “njoftime të kuqe” për Browder, një qytetar amerikan i lindur në Britani të Madhe.

Ndërkohë, Rusia ka dështuar të arrestojë shumë zyrtarë të emëruar dhe të “shpallur” përmes sanksioneve Magnitsky.

Në fakt, në prag të votimit të Interpolit, një prokuror rus paraqiti akuza të reja kundër Browder, duke e akuzuar atë për drejtimin e një operacioni shumëkombësh të pastrimit të parave.

Madje, në një deklarim të shtuar, prokurorët rusë thanë se kishte të ngjarë që Browder vetë kishte helmuar avokatin e tij.

Dëmi ndaj Interpolit tashmë është bërë

Shkrimi në Bloomberg thotë se tashmë Ukraina ka kërcënuar të largohet nga Interpoli nëse Prokopçuk zgjidhet si president i saj i ardhshëm – shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Kjo pasi që, ndër tjerash, demokracitë perëndimore ende sigurojnë rreth 80 për qind të buxhetit vjetor të Interpolit.

Këto para do të shpenzoheshin më mirë si fonde për një organizatë të re ndërkombëtare të zbatimit të ligjit që ndalon zyrtarët nga shtetet e korruptuara autoritare, në vend që t’i zgjedhë ato në pozita udhëheqëse.

Por, e keqja është se, po sipas opinionit në fjalë, edhe nëse Prokopçuk mundet këtë javë, dëmi ndaj Interpolit tashmë është bërë.

Vetëm muajin e kaluar, një shtet tjetër autoritar rrëmbeu dhe zhduku presidentin e mëparshëm të Interpolit. Përkundër kësaj, deri më tani Kina nuk ka paguar asnjë çmim për këtë krim.

Kështu, vlerësohet tutje, fakti që Prokopchuk ka ardhur në këtë “rreth të ngushtë” sugjeron se “kalbja” brenda Interpolit është e pakthyeshme.

Në fund të opinionit të tij, Eli Lake, një kolumnist i Bloomberg që mbulon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme thotë se është koha për t’i dhënë fund kësaj.

Sipas tij, kur nazistët morën udhëheqjen e paraardhësit të Interpolit, të njohur si Kongresi Ndërkombëtar i Policisë Kriminale, shumica e kombeve tërhoqën anëtarësimin e tyre.

Interpoli u rilind në vitin 1946, pasi nazistët u mundën në Luftën e Dytë Botërore.

“Ende ekziston nevoja për një organizatë ndërkombëtare që u mundëson agjensive policore të ndajnë informacione. Interpol nuk është më ajo organizatë. Pra Amerika duhet të udhëheqë përpjekjet për të ndërtuar një të re”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori