LAJMI I FUNDIT:

Mos i lejoni që qentë të pinë ujë në pellgje – bëjeni këtë, është shumë e rëndësishme

Mos i lejoni që qentë të pinë ujë në pellgje – bëjeni këtë, është shumë e rëndësishme

Nuk është aspak i padëmshëm

Qeni juaj në mënyrë të pashmangshme do të ketë etje gjatë shëtitjes dhe një pellg me baltë në anë të rrugës mund të bëhet tërheqës për të.


A duhet t’i lejohet që të shuajë etjen? Jo, thonë ekspertët.

Uji i ndenjur është plot baktere dhe papastërti të cilat mund ta dëmtojnë qenin, shpjegojnë veterinerët, transmeton Telegrafi.

Pronarët duhet të mos i lejojnë qentë të pinë ujë në pellg. Për shembull, nëse pellgu është afër veturave të parkuara, është e mundur që vaji i motorëve të përzihet me ujë, por në rrugët fushore në pellgje mund të ketë edhe plehra artificialë.

Përveç kësaj, me pirje të ujit të ndenjur mund të mbledhë parazitët dhe larvat nga mbetjet e kafshëve të tjera.

Këto përfshijnë bakteret nga urina e minjve që mund të shkaktojnë sëmundjen e leptospirozës, potencialisht fatale.

Rreziku është veçanërisht i lartë për qentë që nuk janë vaksinuar. Shenjat tipike të infeksionit janë ethet, humbja e oreksit, diarreja, të vjellat, gjakderdhja nga hundët dhe mukozat e zverdhura.

Si të parandaloni qenin të pijë nga pellgu? Është e nevojshme t’i shikoni me sy dhe t’i ndaloni duke bërtitur “jo”.

Është mirë të keni gjithmonë me vete një shishe me ujë të pastër që mund t’i ofrohet një qeni të etur dhe nëse nuk e keni, uji nga një përrua është gjithmonë një zgjedhje më e mirë se ajo nga një pellg, sepse sasia e papastërtive në ujë të rrjedhshëm është zakonisht më pak. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Kalo në kategori