LAJMI I FUNDIT:

Mos flini gjumë kur janë të aktivizuar kondicioneri apo ventilatori: Këto janë pasojat që ju presin në mëngjes

Mos flini gjumë kur janë të aktivizuar kondicioneri apo ventilatori: Këto janë pasojat që ju presin në mëngjes

Temperaturat janë ngritur në mënyrë drastike dhe marrja me gjërat më normale, pra edhe gjumi, bëhen problematike

Shumica prej nesh do të mendojë se është një ide e mirë të aktivizoni kondicionerin e ajrit ose ta përdorni ventilatorin gjatë gjithë natës. Mirëpo, kjo mund të ketë pasoja të mëdha në shëndetin tuaj që me siguri do t’i pësoni në mëngjes.


Ekspertët shpjegojnë se si ajri për shkak të këtyre aparateve qarkullon më shumë, ndërsa kështu qarkullon edhe polenin dhe pluhurin, transmeton Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz të prirë ndaj alergjive do të kenë sy të fryrë dhe hundë të zënë në mëngjes.

Ndërsa ajri qarkullon nëpër dhomë, grimcat fluturojnë dhe hyjnë në sinuset tuaja. Pasojat mund të ketë lëkura juaj, veçanërisht lëkura e thatë.

Një qarkullim i vazhdueshëm i ajrit mund të thajë edhe më shumë lëkurën.

Kremrat dhe gjelet mund të ndihmojnë”, ka shtuar, por gjëja më e mençur është të fikni kondicionerin dhe ventilatorin.

Personat të cilët shpesh mbajnë ventilatorin të aktivizuar do të kenë ngërçe dhe dhimbje muskulore. Kjo është një pasojë tjetër e rrjedhës së vazhdueshme të ajrit të ftohtë në muskuj.

Në këto kushte, muskujt tkurren dhe tkurren për të ‘mbrojtur veten’. Përkundrazi, investoni në metoda më pak agresive të ftohjes së hapësirës, ulni roletat dhe vendosni perde që do të bllokojnë diellin.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori