LAJMI I FUNDIT:

Mos e humbisni sonte Hënën e plotë

Mos e humbisni sonte Hënën e plotë

Vëzhguesit e qiellit do të kenë një mbrëmje të veçantë teksa do shfaqet hëna e plotë, me një emër të veçantë, e cila zakonisht shfaqet në shtator, por këtë herë do të shihet mbrëmjen e 5 tetorit.

Sipas Space.com, Hëna e të Vjelave, e cila është hëna e plotë më afër ekuinoksit të vjeshtës, do të jetë 100 për qind e plotë në orën 20.40.

Emrat që iu vihen hënave është një histori e nisur qindra vite më parë kur amerikanët nativë jetonin në Amerikën e Veriut.

Emri “Hëna e të Vjelave” vjen ngaqë është koha kur fermerët përfundojnë të vjelat e vitit.

Si hëna e fundit e plotë e sezonit, ajo iu mundësonte fermerëve të qëndronin pak më gjatë jashtë për të mbledhur bimët e tyre falë dritës së saj të mrekullueshme dhe të shkëlqyeshme.

Hëna e plotë e Vjeshtës sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës dhe mund të thuhet me plot gojën se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonë.

Hëna e Tetorit njihet ndryshe si Hëna e plotë e Gjuetarëve apo edhe Hëna e Udhëtimit. Në mjaft vende sinjalizon hapjen e sezonit të gjuetisë ose kryerjen e udhëtimeve të fundit me mot të ngrohtë.

Për disa mbrëmje rresht, lindja e hënës ndodh direkt pas perëndimit të diellit. Kjo sjell një bollëk të dritës së hënës shumë të shndritshme që herët në mbrëmje.

Një vit më parë tokësorët dëshmuan “superhënën”, pasi ndodhej aq prane tokës sa dukej gjigande.

Falë afërsisë së tyre me horizontin, hëna e tetorit duket shumë e shndritshme, me tonalitete të portokallies, të verdhës dhe të kuqes.

Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës.

Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike. Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori