LAJMI I FUNDIT:

Mos-certifikimi i listës së LVV-së, Haxhiu: Duan të na pamundësojnë qeverisjen

Mos-certifikimi i listës së LVV-së, Haxhiu: Duan të na pamundësojnë qeverisjen

Albulena Haxhiu nga LVV ka thënë se moscertifikimi i listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke ndodhur për shkak se nuk e duan fitoren e Vetëvendosjes.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se dje KQZ përmes votës së PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe Dakës, e pamundësoi certifikimin e listës së LVV-së.

“Ajo ndodhi në prag të zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur Republika, dhe jo rastësisht në kohën kur Lëvizja jonë po prinë bindshëm me mbështetje popullore e Albin Kurti gëzon mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjë lider ndonjëherë”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, arsyetimi se kinse kështu po respektohet vendimi i GJK është mbulim që nuk ua beson askush.

“Motivi kryesor haptazi është politik dhe për target e ka Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ata duan me çdo kusht që t’ia pamundësojnë qeverisjen VETËVENDOSJE!-s dhe Albin Kurtit, na kanë halë në sy, sepse tek ne shohim vullnetin e madh të qytetarëve për ndryshim”, shtoi tutje.

Haxhiu ka theksuar se në Kosovë shkelësit më të mëdhenj të ligjit nuk kanë asnjë problem të regjistruar me ligjin.

“Nuk janë dënuar asnjëherë sepse nuk janë hetuar e gjykuar asnjëherë. Edhe nëse për ndonjë rast ka ndodhur, janë shpallur të pafajshëm. Për arsye se sistemi është i kapur nga vet ata, e në shërbim të tyre. Pikërisht këtu edhe qëndron thelbi i kundërshtimit të tyre. Ata i frikësohen dhe e luftojnë Lëvizjen e Albin Kurtin sepse janë të vetëdijshëm se në Qeverinë Kurti, vetingu në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori