Ishte zjarrvënie e organizuar, neglizhencë, apo ndoshta vetëm një aksident mizor? Këtë nuk e dimë akoma. Por, nuk duhet ndonjë mendjemprehtësi e veçantë për të kuptuar atë që duket haptas: nëse në një kamp që është projektuar për një maksimum prej 2,500 vetash strehohen më shumë se 13,000 vetë në kushte tepër të vështira, atëherë gjendja acarohet dhe pas tymit del flaka. Sikurse tani kampi Moria ka qenë përfshirë nga flakët edhe në vitet 2016 dhe 2019.
Kësaj here u bë edhe më keq: i favorizuar nga erërat deri në 70 kilometra në orë, zjarri vazhdoi për orë të tëra dhe shkatërroi pjesën më të madhe të kampit – edhe sepse zjarrfikësit qenë përqendruar për të shuar një zjarr tjetër në pyll.
Për vite me radhë kampi i mbipopulluar i refugjatëve në Moria në ishullin e Lesbos quhet si “turpi i Evropës”. Por, as për Greqinë ky kamp nuk është nuk lavdi. Krejt e kundërta: herë pas here politikanët e të gjitha drejtimeve në Athinë kanë premtuar ta luftojnë këtë njollë dhe ta mbyllin Morian. Por, nëse bëjnë këtë do të duhet t’i vendosin refugjatët dhe migrantët e mbërthyer aty diku tjetër në vend, gjë që me sa duket askush nuk e dëshironte.
Vitet e fundit Greqia ka marrë miliarda euro ndihma nga BE-ja për të siguruar strehim dhe ushqim për të sapoardhurit. Por, qeveritarët në Athinë kanë bërë shumë pak për këtë. Dhe riorganizimi i njoftuar shpesh i procedurës së azilit vazhdon të presë gjithashtu për një kohë të gjatë. Aktualisht, një i porsaardhur zakonisht duhet të presë mbi një vit për takimin e tij të parë në zyrën e azilit.
Kaq për gjendjen e keqe në Greqi. Fatkeqësisht, edhe pjesa tjetër e Evropës ka qëndruar për një kohë të gjatë duarkryq dhe vetëm ka parë. Lind pyetja: kush është në të vërtetë “Evropa”? Suksesi gjithmonë ka shumë baballarë, por në raste dështimi nuk përgjigjet kurrë askush. Megjithatë, janë shtetet anëtare sovrane ato që vendosin tonin në Bruksel, edhe nëse Komisioni i BE-së bën gjithmonë propozimet zyrtarisht. Të njëjtat shtete anëtare, të cilat më pas nuk u përmbahen vendimeve të përbashkëta.
Një efekt anësor i këndshëm i kësaj praktike: për sukseset të gjithë thonë se kanë pjesën e tyre, për gjithçka tjetër ata i referohen Brukselit. Politika e refugjatëve është një shembull kryesor për këtë. Të gjitha vendet anëtare refuzojnë me forcë të ndjekin një vijë të përbashkët dhe injorojnë jo vetëm vendimet e BE-së në nivelin më të lartë, por edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Kjo e dëmton seriozisht idenë evropiane. Vetëm kur nga Moria shfaqen në televizion pamje të tmerrshme, fillojnë e rrjedhin nga buzët deklarata keqardhjeje.
Kushdo që ka qenë ndonjëherë në kamp e di se fotografitë nuk janë më të këqijat në këtë ferr mbi tokë. Jo, më e keqja është era e qelbur: një përzierje mbeturinash të kalbura, tymi, djerse dhe jashtëqitjesh njerëzore që të zë menjëherë hundët dhe nuk të shkulet më. Është era e keqe e vdekjes që u duhet ta durojnë mijëra njerëz në mes të Evropës – dhe ndonjëherë nuk mund ta durojnë më.
Por, mbase ky është pikërisht synimi. Ndoshta disa në Evropë e pranojnë në heshtje ferrin e Morisë të paktën si një pengesë për të ndaluar imigracionin: shikoni se çfarë ju pret nëse vini tek ne, kjo është ndoshta motoja. Por një efekt me të vërtetë parandalues nuk ka pse pritet. Sepse duke pasur parasysh luftimet e vazhdueshme në Siri ose Afganistan pritja e pafund në ishullin e Lesbos mbetet ende opsioni më i mirë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj