LAJMI I FUNDIT:

Mori ryshfet në pikën kufitare “Qafë Thanë”, kallëzim penal ndaj një punonjësi të Policisë së Maqedonisë

Mori ryshfet në pikën kufitare “Qafë Thanë”, kallëzim penal ndaj një punonjësi të Policisë së Maqedonisë

Njësia e Kontrollit të Brendshëm në MPB ka bërë kallëzim penal kundër shtetasit K.M. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” nga neni 357 dhe ndaj shtetasit G.B. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihma e kryerësit pas kryerjes së veprës penale” nga neni 365 i Kodit Penal.

I denoncuari K.M., punonjës policie në Komisariatin e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, ka marrë para nga tre shtetas të Republikës së Shqipërisë më datë 04.01.2023 për të mos kryer një veprim zyrtar. Ndërsa, shtetasi GB, punonjës policie në të njëjtin komisariat, i ka fshehur veprimet e kryera nga i pari i denoncuar, pra e ka ndihmuar që të mos zbulohet.


Njësia e Kontrollit të Brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale për dy punonjësit e policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.