Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është realizim e sipër të një bashkëpunimi të ri me reperin Stresi.

“Bad Girl” titullohet kënga e tyre e re, e cila pritet të jetë ritmike dhe hip-hop.


morenataraku 118281042 328373834948526 4094992010456393734 n Foto: Morena Taraku/InstaStory

Gjatë këtyre ditëve, Morena dhe Stresi kanë ndarë vazhdimisht me ndjekësit e tyre imazhe të ndryshme nga prapaskenat e xhirimeve.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Morena është shfaqur mjaft provokuese veshur me një fustan të shkurtër të kuq, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar disa nga vargjet e këngës së re.

“Bad girl (vajzë e keqe), jam unë bad girl”, shkroi bukuroshja Taraku në Instagram, duke u treguar kështu entuziaste për publikimin e projektit të ri.

Morena është duke qëndruar gjatë këtyre ditëve në Shqipëri për udhëtime, pak ditë pasi erdhi nga Turqia. /Telegrafi/