Morena Taraku shtrohet në spital, publikon një fotografi me një fashë në zonën e barkut - por vjen me një mesazh domethënës

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke treguar se ndodhet aktualisht në spital për trajtim mjekësor.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një fotografi të vetes nga shtrati i spitalit, ku shihet me një fashë mjekësore në zonën e barkut. E veshur me një palë tuta të bardha dhe me telefon në dorë, Morena shfaqet në qetësi, ndërsa në sfond vërehen elementët e një ambienti spitalor.
Në mbishkrimin prekës që shoqëron foton, Morena zbulon se ka kaluar muaj të vështirë të mbushur me ulje-ngritje.
“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve të fundit — ulje-ngritje, probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme. Por kam vetëm një kërkesë: ju lutem, jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet ta marrim as edhe një minutë si të mirëqenë.
Kaloni jetën me njerëz që ju duan dhe që i doni — kjo është lumturia e vërtetë në jetë.
Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj.
Me shumë dashuri për të gjithë ju”, shkroi Morena në postimin e saj.
Deri tani, nuk janë dhënë detaje të sakta mbi gjendjen shëndetësore të saj. /Telegrafi/





























































