LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku reagon pas vdekjes së reperit grek Mad Clip, thotë se ishte në përgatitje të një bashkëpunimi me të

Morena Taraku reagon pas vdekjes së reperit grek Mad Clip, thotë se ishte në përgatitje të një bashkëpunimi me të
Foto: Morena Taraku/ Instagram

Reperi me origjinë greke, Mad Clip, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare si pasojë e një aksidenti të trafikut, në Vouliagmeni të Greqisë.

Sipas dëshmitarëve, Shërbimet e Zjarrfikësve u përpoqën për orë të tëra për ta nxjerrë nga rrënojat e veturën e tipit “Porsche”, që ai po ngiste.

Reperi i plagosur rëndë u dërgua me urgjencë në spitalin “Asklipio” ku stafi u përpoq të shpëtonte jetën e tij, teksa më vonë ai u shpall i vdekur.


Foto: Morena Taraku/Instagram

Vdekja tragjike e reperit ka pikëlluar edhe modelen dhe këngëtaren shqiptare, Morena Taraku, e cila i ka dedikuar atij disa rreshta në një fotografi të publikuar në InstaStory.

“Nuk po mund ta besoj, pusho në paqe vëlla”, ka shkruar Morena, teksa bëri të ditur se ajo dhe reperi tashmë i ndjerë ishin në përgatitje të një projekti muzikor.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Panagiotis “Peter” Anastasopoulos, i lindur në Nju Jork në vitin 1987, i njohur më së miri me emrin artistik Mad Clip ishte një reper greko-amerikan i cili ishte pjesë e kompanisë “Capital Music”.

Ndërkohë, Morena e cila prej kohësh është zhvendosur në Stamboll të Turqisë ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, projekti i saj i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Fero “Money”./Telegrafi/

Foto: Screengrab/Glomex – Mega

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori