Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, ka qenë mjaft aktive gjatë vitit të shkuar.

Ajo publikoi disa projekte muzikore, të cilat u pritën mirë nga publiku teksa u morr edhe me disa aktivitete bamirësie.


Megjithatë, 2019-ta duket të mos ketë qenë viti perfekt për të, përderisa ajo publikoi një fotografi me gishtin e mesit të ngritur në rrjetin social Instagram, duke shkruar “Fuck 2019”.

Mesa duket, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka qenë e pakënaqur me ngjarjet që shënuan vitin 2019.

E njëjta ndau për ndjekësit në InstaStory një mesazh motivues, duke u kërkuar atyre që më mirë ta zhdukin krenarinë, para se ta humbin mendjen e tyre.

moor

“Vrit krenarinë tënde para se të humbasësh mendjen tënde”, ka shkruar Morena në InstaStory.

Taraku është e ndjekur nga afro një milion ndjekës në këtë rrjet sociale, me çka kujdeset që gjithnjë t’u përçojë mesazhe fansave, duke u nisur nga përvojat e saj jetësore. /Telegrafi/