LAJMI I FUNDIT:

Morën derivate dhe u larguan pa paguar – policia arreston tre persona të dyshuar në Skenderaj

Morën derivate dhe u larguan pa paguar – policia arreston tre persona të dyshuar në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së sotme, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se në një pompë të derivateve në fshatin Tërnafc, një automjet ishte shërbyer me një sasi të derivateve dhe ishte larguar pa bërë pagesën për sasinë e derivateve të mbushura.

Policia ishte përgjigjur në këtë rast dhe pasi kishte marrë përshkrimin e të dyshuarve dhe automjetit, pas një ore ka arritur të identifikoj dhe ta ndaloj automjetin në  të cilin kishin qenë tre persona të dyshuar.


“Policia kishte ndaluar personat e dyshuar; F.M, 24 vjeçar, E.A. 18 vjeçar dhe K.R., 17 vjeçar, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.  Të tre personat janë dërguar në Stacionin Policor ku janë intervistuar në lidhje me rastin ndërsa gjatë intervistimit ka rezultuar se personi F.M, ishte i dyshuar edhe për veprën penale ,,Vjedhje e targave”, rast i raportuar në Skenderaj me datë 10.10.2022.  I dyshuari ka pranuar se targat e vjedhura i kishin vendosur në automjetin me të cilin kishin marrë derivate dhe ishin larguar pa paguar”, thuhet në njoftim.

Të gjitha veprimet  hetimore i  janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ,,Vjedhje e shërbimeve”, ndërsa të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori