Ka qenë vendimtar takimi i fundit në Romë mes Ferreros dhe drejtuesit e Fiorentinës ku është gjetur shifra e duhur për të liruar trajnerin nga kontrata me klubin vjollcë. Kështu, Montella do të jetë pasardhësi i Walter Zenga, i cili është shkarkuar të hënën e kaluar.

Zyrtarizimi pritet të bëhet nesër, kur do të arrihet edhe marrëveshja për rrogat e stafit teknik. Montella ka qenë gjithmonë objektivi i parë i Ferreros, por duhej kaluar pengesa që paraqitje nga klauzola për prishjen e kontratës që e mbante akoma të lidhur trajnerin napolitan me Fiorentinën.


Marrëveshja duhet të jetë arritur për një shifër të përafërt me 1 milionë e 300 mijë euro. Montella do të nënshkruajë një kontratë prej 1 viti e gjysmë dhe do të debutojë në drejtim të Sampdoprias të dielën e javës së ardhshme kundër Udineses, kur do të rikthehet kampionati italian pas ndërprerjes dyjavore për ndeshjet e kombëtareve. /Telegrafi/

telegrafi sport app