Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi - bashkëshortit tim

Një video është bërë virale e Joz Markut në lidhje me partneren e tij, Loredanën.
Pas takimit të sikletshëm që pati më babanë e saj në Big Brother, ai tha se do t’ia këndonte këngën “Zotëria juaj”.
Kjo situatë u komentua nga të gjithë, një veprim ky që nuk u prit mirë as nga banorët brenda, por as jashtë.

E në lidhje me rastin u bë një reagim edhe nga këngëtarja e njohur, Monika Salihu.
Ajo krahasoi këtë gjest të Jozit me bashkëshortin e saj, nëse do bënte një gjë të tillë.

“Po paramendoj çfarë boksi ia kish dhënë babai Azizi - Ylber bashkëshortit”, u shpreh ajo.
Monika ndërkaq po vazhdon të jetë aktive me video në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































