LAJMI I FUNDIT:

Monedha 500 euro nuk shtypet më, deri kur vlejnë si mjetë pagese monedhat në qarkullim

Monedha 500 euro nuk shtypet më, deri kur vlejnë si mjetë pagese monedhat në qarkullim

Nga fundi i këtij muaji, bankat qendrore do të ndalojnë prodhimin e kartëmonedhave prej 500 euro.

Përjashtim do të bëjë banka qendrore austriake dhe ajo gjermane që do të mund të zgjasin afatin deri në muajin prill. Ndalimi i prodhimit të kësaj kartëmonedhe u vendos në maj të 2018 nga Banka Qendrore Europiane (BQE) me argumentin se kjo prerje mund të ndihmojë aktivitetet kriminale.

Lamtumirë monedha 500 euroshe
Lexo po ashtu Lamtumirë monedha 500 euroshe

Por çfarë do të ndodhë me kartëmonedhat 500 euro që janë në qarkullim?

Plani parashikon se ato do të jenë të vlefshme gjithnjë e mund të këmbehen pranë bankave qendrore të Eurosistemit për një periudhë kohe të pakufizuar. Kartëmonedha mund të përdoret si mjet pagese pa kufizime kohore por duke qenë se nuk do të printohet më është e paevitueshme se do të shkojë drejt tërheqjes së plotë nga tregu gradualisht.

Ka qenë pikërisht Gjermania që kur u krijua euro, avancoi me kërkesën për prodhimin e kartëmonedhës 500 euro që do të zëvendësonte kartëmonedhën e saj të mëparshme 1 mijë marka. Mes vendeve të Eurozonës që ka kërkuar nxjerrjen jashtë përdorimit të saj është Franca që ka vetëm 3 për qind të kartëmonedhave qarkulluese.

Vendimi për të ndaluar shtypjen e kartëmonedhës 500 euro por mbajtja në jetë e saj pa kufizime kohore duket se është një kompromis mes kërkesave gjermane dhe atyre të vendeve të tjera mes të cilave edhe Franca. /Telegrafi/