LAJMI I FUNDIT:

Momenti i pabesueshëm kur një turiste lind beben në det – thuhet se gjithçka ishte e përgatitur më parë! (Foto)

Momenti i pabesueshëm kur një turiste lind beben në det – thuhet se gjithçka ishte e përgatitur më parë! (Foto)

Ky është momenti i pabesueshëm i një fëmije të sapolindur që kishte lindur në ujërat e Detit të Kuq në Egjipt, pasi një turiste ruse shkoi në qytetin turistik për të lindur në ujë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Hadia Hosni El Said ajo që kapi këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të xhaxhait të saj në Dahab, në veri të Sharm el-Sheikh, duke treguar babanë e ri që po dilte nga uji duke ndihmuar të mbante të porsalindurin.


Momente më vonë, siç thuhet më tej, nëna u shfaq gjithashtu nga deti, që dukej sikur ajo sapo kishte qenë për të notuar, përpara se të ribashkohej me fëmijën e saj në plazh.

Hadia tha se njeriu më i moshuar që mbante foshnjën është një mjek i specializuar në lindjet e ujit, që do të thotë se lindja ishte rregulluar përpara kohe.

Identiteti i nënës nuk është zbuluar, as gjendja e fëmijës – edhe pse të dy u dukën të shëndetshëm.

Ndërkohë një tjetër fëmijë po priste në plazh përpara se të përshëndetej me beben, me nënën që bashkohej pak kohë pas një momenti prekës familjar. /Telegrafi/