LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Tesla rrëshqet në akull dhe godet makinën e policisë në Seattle

Momenti kur Tesla rrëshqet në akull dhe godet makinën e policisë në Seattle

Për miliona njerëz në SHBA, sezoni i festave nuk ka qenë i qetë deri më tani këtë vit.

Moti ka shkaktuar shumë telashe në shumë zona anembanë vendit dhe madje edhe Seattle u përball me temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe erëra të ngrira, transmeton Telegrafi.


Disa pamje nga Pacific Northwest Wather Watch në YouTube përmbledhin shumë përvoja negative të shoferëve nga ditët e fundit.

Një video tregon një Tesla Model S të parkuar në një lagje në kodër duke rrëshqitur mbi akull të trashë dhe duke goditur atë që duket si një Ford Explorer Interceptor i mbërthyer, njëherësh makinë e policisë.

Disa sekonda më vonë, sedani elektrik vazhdon në rrugë dhe më pas përplaset në një shtyllë telefonike. /Telegrafi/