LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Një makinë që po lëvizte me shpejtësi të madhe u përplas në një paradë festash në periferi të Milwaukee, Wisconsin, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke lënduar 40 të tjerë, duke përfshirë të paktën 12 fëmijë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit të dielën refuzuan të përjashtonin terrorizmin si një motiv të mundshëm.

Ndërkohë pamje të postuara në internet tregojnë SUV të kuq i cili me shpejtësi përplaset me një grup njerëzish që marshojnë në mes të rrugës gjatë paradës vjetore të Krishtlindjeve në Waukesha, rreth 20 milje në perëndim të qendrës së Milwaukee, përcjell Telegrafi.


Sipas policisë, tashmë një person i dyshuar ndodhet në paraburgim.

Pavarësisht raportimeve të mëparshme për të shtëna me armë, policia tha se nuk besonte se shoferi ishte i armatosur.

Incidenti vjen vetëm dy ditë pasi Kyle Rittenhouse, i akuzuari për vrasjen e Kenosha, u lirua nga akuzat për vrasje për vdekjen e dy burrave gjatë trazirave që shpërthyen vitin e kaluar pas të shtënave nga policia ndaj një burri me ngjyrë. Kenosha ndodhet rreth 55 milje në jug të Waukesha.

Shfajësimi i Rittenhouse, i cili ngjalli përçarje përgjatë vijave politike dhe racore, bëri që autoritetet lokale dhe kombëtare të vendosin forcat e sigurisë në gatishmëri të lartë.

Kreu i departamentit të zjarrfikësve tha se 11 të rritur, përfshirë një prift dhe 12 fëmijë u dërguan me urgjencë në gjashtë spitale të ndryshme në zonë.

Sipas raportimeve, aty përfshihen disa gra të moshuara që ishin pjesë e ‘Dancing Grannies’ dhe anëtarë të një ekipi vallëzimi të nxënëseve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori