LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur makina e “tradhtarit ukrainas” hidhet në erë në një atentat kundër tij – pasi ai u pa duke ecur drejt saj

Momenti kur makina e “tradhtarit ukrainas” hidhet në erë në një atentat kundër tij – pasi ai u pa duke ecur drejt saj

Ky thuhet të jetë momenti kur një kolonel i diskutueshëm në shërbimet sekrete të Ukrainës, i cili kaloi në anën e Rusisë, i mbijetoi një atentati me bombë në makinë në Moskë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur shpërthen vetura e tij, duke e lënë atë me plagë në krah dhe këmbë, për të cilat po trajtohet në spital.

Ish-nënkoloneli i SBU të Ukrainës, Vasily Prozorov, 48 vjeç, u pa duke ecur drejt automjetit të tij përpara shpërthimit.


Ai u pa më vonë në foto i ulur në pjesën e pasme të makinës, i plagosur.

Makina e tij u shkatërrua nga shpërthimi, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas raportimeve.

Ndërkohë një burim në shërbimet e urgjencës konfirmoi për mediat ruse se Prozorov u plagos pas aktivizimit të mjetit shpërthyes.

Burimi anonim tha se shpërthimi ndodhi kur Prozorov nisi makinën e tij jashtë shtëpisë së tij në veri të Moskës.

Media shtetërore ruse citoi një burim të afërt me Prozorov – gjithashtu në mënyrë anonime – i cili tha se ai ishte gjallë dhe se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Ndryshe, Prozorov konsiderohet si tradhtar në atdheun e tij.

Ai u transferua në Rusi ‘disa vite më parë’ dhe, siç raportohet, ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori