LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Macron e ndërpret Bidenin në Samitin e G7-ës, për ta informuar se sauditët janë në limitin e kapaciteteve prodhuese të naftës

Momenti kur Macron e ndërpret Bidenin në Samitin e G7-ës, për ta informuar se sauditët janë në limitin e kapaciteteve prodhuese të naftës

Një video e pazakontë shfaq momentin kur presidenti francez Emmanuel Macron e ndërpret presidentin amerikan Joe Biden, derisa ecte i shoqëruar nga këshilltarët në Samitin e G7-ës që u mbajt në Gjermani, ku shprehu dyshimet se Arabia Saudite nuk mund të rrisë kapacitetet prodhuese të naftës.

Kjo ngjarje ka ndodhur kur kombet me ekonominë më të zhvilluar u takuan në Samitin e G7-ës në alpet gjermane, ku një prej temave më të diskutuara ishte lufta në Ukrainë dhe agresioni rus, transmeton Telegrafi.


“Më falni, më falni që ju ndërpresë”, dëgjohet Macron duke thënë derisa i afrohej Bidenit në Samitin e G7-ës.

Macron i thotë Bidenit se Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, lideri i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka thënë se Emiratet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nuk mund të rritin në mënyrë të ndjeshme kapacitetet prodhuese të naftës.

“Ai më tha dy gjëra. E para, janë në maksimum të prodhimit, maksimum. E dyta, sauditët mund të rrisin paksa më shumë, në 150 mijë barela në ditë apo ndoshta pak më shumë, nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të paktën gjashtë muaj”, shtoi Macron.

Këto vendet janë parë si shpresa e fundit pasi shumica e vendeve perëndimore kanë ndërprerë përdorimin e gazit dhe naftës ruse, si pasojë e pushtimit dhe agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori