Thonë se duhet të kemi kujdesshëm sa herë që tërheqim të holla nga bankomatët, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e postuar së fundmi, ku shfaqet një hajn i pashpirt i cili i vjedh të hollat një gruaje 91-vjeçe.

Gruaja e moshuar ishte duke tërhequr paratë nga bankomati brenda bankës Halifax në Mançester të Anglisë, kur u bë cak i një hajni, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur pensionistja derisa po tërhiqte paratë nga nga bankomati, prapa saj qëndronte një i ri me kapele në kokë, duke e vëzhguar çdo lëvizje të saj.

Ai shihet se si mundohet të hutoj gruan e moshuar, duke i mbuluar të hollat me një fletushkë, ku pas disa sekondave ikë nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/