LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur 85 lopë vrapojnë nëpër qendrën e qytetit anglez

Momenti kur 85 lopë vrapojnë nëpër qendrën e qytetit anglez

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë vikendit të kaluar në rrugën Somerset në Angli, ku një tufë lopësh janë parë duke vrapuar nëpër lagjen e banuar.

Rreth 85 lopë vrapuan para hotelit Phoenix në Chard në jugperëndim të Anglisë. Si rezultat i kësaj skene të pazakontë, është telefonuar policia të cilët analizuan pamjet e kamerave të sigurisë, transmeton Telegrafi.


Shumë prej tyre bllokuan shumë rrugë dhe kërkuan ndihmën e qytetarëve që t’i bllokojnë lopët në një zonë të caktuar, me qëllim që të shmangen aksidentet në trafik.

Situata u vu nën kontroll pas mesnatës dhe për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Megjithatë, ajo çfarë ende nuk dihet është se si lopët përfunduan në një zonë urbane. /Telegrafi/