André de Oliveira Macedo, narko-karteli brazilian që është përgjegjës për kontrabandimin e kokainës në Evropë, është arrestuar në një vilë luksoze në afërsi të Rio de Janeiro.

Masedo i njohur me nofkën Andre do Rap, dëgjohet se ishte njeriu kryesor i mafias famëkeqe kalabreze Ndrangete në Brazil, transmeton Telegrafi.

Ai është lokalizuar dhe arrestuar të dielën në mëngjes në një vilë luksoze në Angri do Reis rreth 150 kilometra larg Rios.

Por, jo vetëm vila ishte luksoze siç edhe mund të shihet në fotografi e video të ndryshme, aty Masedo kishte helikopter privat d he jaht luksoz.

Ai konsiderohet si njeriu kryesor i ekipit PCC, grup ky shumë i fuqishëm kriminal që është themeluar brenda burgjeve të Sao Paulos.

PCC është ngushtë e lidhur me mafian italiane Ndrangete dhe është përgjegjëse për kokainën e kontrabanduar në Evropë përmes portit të Santosit, që konsiderohet si më i madhi në Amerikën Latine.

Dy muaj më parë në Santos janë arrestuar dy persona, pjesëtar të Ndrangete, kurse mediat braziliane raportojnë se ishte konfiskuar edhe një sasie e madhe e kokainës.

E vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti raportohet se sasi e drogës është dyfishuar në këtë vend krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/