LAJMI I FUNDIT:

Momentet më të mëdha të vitit 2018 në NBA

Momentet më të mëdha të vitit 2018 në NBA

Teksa kemi lënë pas vitin 2018, nuk mund të shijojmë sa duhet vitin e ri në ligën me të fortë të basketbollit në botë, NBA, pa hedhur shikimin në atë që ndodhi në 12 muajt e kaluar.

Paraqitja e tetë rresht në finale e LeBronit

Nuk ishte vetëm fakt interesant se ai e bëri këtë, por se si e bëri këtë. James në formë esenciale mund të thuhet se në fund të sezonit ishte me ekip krejt tjetër nga ai që e filloi seoznin, një roster që kishte vetëm një rreth të përparësisë së terrenit vendas duke zënë vetëm vendin e katërt në sezonin e rregullt.

Por, kjo nuk ndali Cavaliers që të tejkalojnë Pacers dhe Raptors në shtatë, respektivisht katër ndeshje. LeBron kishte mesatare prej 34.3 pikësh përgjatë 11 ndeshjeve pas sezonit, duke shënuar 40 pikë në katër ndeshje.

Dukej se Clevelandi më në fund gjeti skuadrën që do ta mposhtë pasi Bostoni fitoi dy ndeshjet e para të Finales së Konferencës së Lindjes me mesatare prej 19 pikë epërsi, por performanca e LeBronti me 27 pikë në ndeshjen e tretë dhe me 44 pik ënë ndeshjen e kiatërt e 46 pikët në ndeshjen e gjashtë e caktuan ndeshjen e shtatë finale ku gjithçka ka mundur të ndodhë.

LeBron arriti 35 pikë, 15 kërcime dhe nëntë asistime në paraqitjen e tij në ndeshjen e shtatë me Cavs që shkuan në finale pas një fitore prej 87-79 në tokën e Bostonit. Ai ishte vendimtar në fund të ndeshjes me një aksion ku shënoi për dy pikë dhe arriti të siguronte një gjuajtje të lirë, ku ai ishte përballë dy prej mbrojtësve më të mirë si Marcus Morris dhe Jaylen Broën, e ku MBRETI bëri të ditur se nëse ai dëshiron diçka të ndodhë, ajo do të ndodhë.

Imazhi i tillë i LeBronit dhe një ecuri e tillë e tij është një gjë që vështirë mund të shihet sërish prej tij.

Fundi i rivalitetit Warriors-Cavaliers

Kur Lebroni u largua për të nënshkruar me Los Angeles Lakers, kjo sijalizoi fundin e një prej rivaliteteve më të mira në historinë e NBA. Edhe pse zgjati vetëm katër vjet, rivaliteti ishte i papërshkruar në sensin që ekipet tjera kurrë s’janë takuar katër herë rresht në finalen e madhe. Në fakt, nuk ka pasur ekipe tjera që janë takuar as tri herë rresht në finalen e madhe të NBA.

Momenti që shënoi fundin – Ndeshja e parë e finaleve ku LeBron realizoi 51 pikë, në fund u shkatërrua nga JR Smith i cili në sekondën e fundit me top në dorë u hutua dhe nuk realizoi për fitoren e parë të serisë që do hapte rrugën për triumf të kampionit.

Disa mund të thonë se asnjëherë Cavaliers nuk ishin në nivelin e Golden State. Për ata, ekziston argumenti më i bukur, kur James udhëhoqi skuadrën e tij nga deficiti prej 3-1 duke u shpalluar kampion me bilanc 4-3 pas shtatë ndeshjeve.

Golden State pas këtij kolapsi ndjeu se ka nevojë për përmirësime dhe ftoi Kevin Durantin i cili riktheu Golden Staten në krye të NBA. Ky është respekti që pati LeBron te kundërshtarët, të cilët nuk u mjaftuan me tri All Stara, por u desh të transferojnë Durantin nga OKC, i cili po ashtu lëshoi një avantazh prej 3-1 ndaj Golden State në finalen e Konferencës Perëndimore.

Viti 2018 është viti kur mori fund një rivalitet për mbamendje.

Shkëmbimi i Torontos dhe San Antonios për Leonard dhe DeRozan

Toronto arriti të marrë një prej top pesë lojtarëve më të mirë në botë. Kohë të tilla për klubin kanadez nuk u menduan se do të vinin, pas lojtarëve si Vince Carter, Damon Stoudamire dhe Chris Bosh që dikur u larguan e teksa DeRozan kishte dëshirë të qëndronte e ishte ylli kryesor. Por, ai kurrë nuk ishte një nga top pesë lojtarët, e as një prej top 10 lojtarëve.

Transferimi i Kawhit ishte një botë krejt e re për tifozët e basketbollit në Kanada. Tash teksa po zhvillohet një e treta e sezonit, ndihet sikurse Leonard ishte gjithnjë lojtar i Torontos. Ai nuk duket çuditshëm në fanellën e re dhe është vështirë të kujtohet se kur ai nuk ishte përreth.

Leonard do të jetë agjent i lirë në fund të sezonit dhe ky ishte rreziku që mori përsipër Toronto, ekipi kanadez së paku ka kuptuar se çka do të thotë të kesh një superyll të vërtetë në zhveshtore.

Tani për tani të gjithë duhet të kënaqen me nivelin e lartë të paraqitjeve të Leonardit në uniformën e Torontos, e kjo vlen sidomos për tifozerinë e Raptors që ënërrojnë një paradë të kampionëve në Yonge Street.

Kalimi i LeBron James në Los Angeles Lakers

James ka pasur nën kontroll kamiponatin që prej ditës që hyri në ligë dhe secila lëvizje e tij kalikulohet me shkallë të rihterit.

Teksa lojtari i tij më i madh kaloi në South Beach dhe e goditi gjithë botën me informatën, Los Angeles Lakers bënë hapin e madh drejt rikthimit të madhështisë. Hap që Clevelandi megjithatë nuk e ka pritur pasi klubi i qytetit të LeBronit mendoi se Mbreti do të pensionohej aty.

Kurrë nuk e ka paramenduar dikush se LeBron do të luante në fanellën e Lakers, e pa dyshim nënshkrimi me klubin e dytë më të trofeshëm të basketbollit amerikan do të jetë momenti më i madh i vitit 2018.

Gjëra që vlen të përmenden…
MVP – James Harden (30.5 pts/5.4 rebs/8.8 ast)
Lojtari i ri më i mirë i vitit – Ben Simmons (15.8 pts/ 8.1 rebs/ 8.2 ast).
Koshashënuesi më i mirë: James Harden (30.4 pikë për ndeshje).
Lideri në kërcime: Andre Drummond (16.0)
Lideri në asistime: Russell Westbrook (10.3)

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori