LAJMI I FUNDIT:

Momente gëzimi, në Siri nxirret gjallë nga rrënojat familja pesë anëtarëshe

Momente gëzimi, në Siri nxirret gjallë nga rrënojat familja pesë anëtarëshe

Akoma po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në Siri dhe Turqi, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende javën e kaluar.

Ekipet e shpëtimit po nxjerrin çdo moment të mbijetuarit, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.


Çdo jetë e shpëtuar po konsiderohet mrekulli, për faktin se janë pa bukë, ujë dhe në temperatura nën zero gradë.

Gati 16 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri
Lexo po ashtu Gati 16 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri

E sot është bërë e ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 16 mijë në Turqi e Siri, kurse i atyre të lënduar në 50 mijë.

Këto shifra sipas ekspertëve mund të jenë akoma më të mëdha, por se zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga organet kompetente.

ABC News sjell videon ku shihen momente gëzimi pas shpëtimit të një familje në Idlib të Sirisë. Nga rrënojat e u nxorën dy vajza, djali, nëna dhe babai.

Njëra nga këto të mbijetuara është 4-vjeçarja Beyz, e cila pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht nëpër çka ka kaluar. /Telegrafi/