LAJMI I FUNDIT:

Momente emocionuese, policët amerikanë solidarizohen me protestuesit – i përqafojnë dhe gjunjëzohen para tyre

Momente emocionuese, policët amerikanë solidarizohen me protestuesit – i përqafojnë dhe gjunjëzohen para tyre

Zyrtarët policë në mbarë SHBA-të janë solidarizuar me protestuesit që kanë dalë për të ngritur zërin pas vdekjes së George Floyd.

Ishte pikërisht polici Derek Chauvin që i kishte vënë gjurin tashmë të ndjerit, duke e mbajtur ashtu për tetë minuta e 46 sekonda, ku George po qëndronte me fytyrë për asfalti derisa edhe humbi jetën, transmeton Telegrafi.


Vdekja e tij është parë si simbol i “brutalitetit të sistemit policor” kundër afro-amerikanëve, duke nxitur kështu protesta të dhunshme në mbarë SHBA-të.

Por një sërë videosh prekëse shfaqin zyrtarët policorë duke iu bashkuar protestuesve, duke u gjunjëzuar para tyre dhe duke marshuar të qetë. Madje disa policë janë parë duke përqafuar protestuesit.

Ky gjest solidariteti është përhapur tashmë në mbarë SHBA-të, ku gjithçka filloi me sherifin e Genessee, Chris Swanson, i cili kishte hoqi helmetën dhe uli armën për të ecur e biseduar me demonstruesit në Flint të Michigan.

Pamjet e këtij momenti ishin shpërndarë në masë të madhe, e hapat e tij po ndjekin kolegët nga departamentet e qyteteve të ndryshme. Në qytetin e New Yorkut një video e filmuar dhe publikuar në Twitter, shfaq zyrtarin policor duke u gjunjëzuar para masës të cilët e brohorisnin.

E një kolegë i tij ishte i pari që u përqafua nga një protestuese, e cila nuk mund të ndalte lotët nga emocionet dhe turma që i brohoriste. /Telegrafi/