LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj tregon nëse u takua me Thaçin për krijimin e një Qeverie teknike, ai thotë se PSD do t’i ketë 10 deputetë

Molliqaj tregon nëse u takua me Thaçin për krijimin e një Qeverie teknike, ai thotë se PSD do t’i ketë 10 deputetë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se PSD do t’ia dalë shumë mirë në zgjedhje.


“Ne do t’i fitojmë hiq më pak se 10 deputetë”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus të RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Kurse, i pyetur nga analisti politik, Imer Mushkolaj se a ka pasur takim me Hashim Thaçin për formimin e Qeverisë Teknike, ai ka thënë se ky është spekulim.

“Absolutisht nuk ka ndodhur takimi me Hashim Thaçin”.

Duke folur për koalicione parazgjedhore, Molliqaj tha se do të hyjnë në koalicion vetëm me partinë fituese.

PSD ditë më parë ka bërë të ditur se kanë vija të kuqe për PDK-në, kurse për partitë tjera janë të hapur për bashkëpunim.

Zgjedhjet e parakohshme, do të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka dhënë dorëheqje pas ftesës që ka pranuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai para mediave kishte thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë.

Ndryshe, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës do të bëhet më 22 gusht./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Koalicionet e PSD-së! – 15.08.2019

Koalicionet e PSD-së! Dardan Molliqaj – PSD Dardan Sejdiu – PSD Astrit Gashi – Gazeta BlicImer Mushkolaj – AnalistArben Ahmeti – RTV Dukagjini

Publiée par Telegrafi.com sur Jeudi 15 août 2019

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori