LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj i kërkoi qeverisë të ri-legjitimohet: Protestën tonë e përkrahin qytetarët, partitë politike si dhe opinionistët

Molliqaj i kërkoi qeverisë të ri-legjitimohet: Protestën tonë e përkrahin qytetarët, partitë politike si dhe opinionistët

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje që, sipas tij, është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtime popullore.

Këto deklarata Molliqaj i bëri në një konferencë për media një ditë para protestës e cila pritet të mbahet të shtunën në orën 14:00, në Prishtinë.


Sipas tij, Qeveria është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë.

“Tani që jemi thuaja që një javë nga dakordimi i Ohrit, ajo që mund të konstatohet me bindje të plotë është se kemi një marrëveshje, e cila është pa mbështetje politike nuk ka legjitimitet. Për më shumë ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojt këtë marrëveshje sepse është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë çfarë i ka ndodhur Kosovës në procesin dialogues”, ka thënë Molliqaj.

Gjithashtu ai theksoi se Kosova pas kësaj marrëveshje nuk ka marr siguri se do ta njohin pesë vendet anëtare të BE-së, ose ndonjë garanci për anëtarësim në NATO.

“Ajo që dihet tashmë është kjo: pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës. Asnjë garancë asnjë premtim vendor ose ndërkombëtarë për anëtarësim në NATO. As NATO nuk është në horizont. Aq më pak dhe gjithnjë më e qartë njohja nga Serbia, jo vetëm që nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje, por Kosova me vullnetin e kryeministrit të Kosovës ka hequr dorë t’ia kërkojë njohjen Serbisë. Ajo që po ndodh në këto dy dokumente, që përbën një marrëveshje, është se Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë dhe nuk përfiton thuaja asgjë”, tha Molliqaj.

Mirëpo, ai u tutje u shpreh se mbi 75 për qind e qytetarëve janë kundër kësaj marrëveshje.

“Ajo që mund të shihet është që opinionistët, qytetarët, partitë politike, opinionistët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Siç e keni parë në muajin mars, nga matjet e opinionit publik, mbi 75 për qind e qytetarëve janë kundër këtyre marrëveshjeve, e në veçanti Asociacionit. E patë që çdo ditë që po kalon rrenat e pushtetit po shkojnë duke u zvoglu”, tha ai.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të ri-legjitimohet, duke kërkuar kështu zgjedhje të reja, si shkak i zhvillimeve të ndodhura.

“Kosova me këtë marrëveshje do të ketë Asociacion. Rreziku i saj është që do të ketë autonomi për veriun e Kosovës. Prandaj besojmë që është jashtëzakonisht jetike dhe e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, që kjo qeveri të ndalet në këtë drejtim, të detyrohet nga presioni qytetar dhe edhe një herë të ri-legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve që kanë ndodhur”, u shpreh Molliqaj.

Tutje ai potencoi se protestën e tyre e kanë mbështetur NISMA për Kosovën, OVL-UÇK si dhe shumë gazetarë, opinionistë, politikanë.

“Protesta do të fillojë nga ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajatazi’, ndërsa bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë, përkatësisht hyrja e lartë e zyrtarëve të qeverisë. Pra, ky është skenari”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori