LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Qëllimi është shantazhi, jo drejtësia

Molliqaj për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Qëllimi është shantazhi, jo drejtësia

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se përmes Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nuk synohet drejtësia, por shantazhi.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se zyrtarët e shtetit janë në shënjestër të këtij ligji.


“Të gjithë janë potencialisht hajna. Me përjashtim të kujt? Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i ka në shenjë zyrtarët e shtetit. Por, këta zyrtarë kujt i kanë shërbyer? Nëse nga një kontratë apo punë tjetër e paligjshme zyrtari i shtetit ka përfituar dhjetëra mijë euro, pronari i biznesit nga e njëjta fiton miliona”.

“Sepse secila mito dhe secili favor biznesit i ka shkuar. Zyrtarët janë në shënjestër, sepse qëllimi nuk është drejtësia, por shantazhi dhe mirëmbajtja e diskursit “qe 20 vjet”, ka shkruar ai.

Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim
Lexo po ashtu Votohet në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore, opozita nuk mori pjesë në votim

Tutje, i pari i PSD-së ka thënë se me ligjin e ri të gjithë janë nën llupën e Byrosë, por as kjo nuk mjafton.

“Tash duhet me e deklarua pasurinë edhe mjekët dhe profesorët. Pse jo edhe mësuesit e policët nesër. Gjuetia për dallimin e parave të ndershme nga të pistat, për ta kërkuar këtë pasunarin me moral, po bëhet cenim për qytetarin dhe liritë e tij. Problem bëhet kur subjekte e njerëz e ulin kokën dhe e pranojnë këtë instancë gjykimi, duke synuar të fitojnë pafajësi”.

“Borgjezi i pastër, ky është subjekti që implikohet si i vërtetë nga diskursi antikorrupsion. Ai që t’thotë me mendjemadhësi se unë jam aksionar (paramendo aksionar) në shtet meqenëse paguaj taksa”.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 58 vota për dhe 3 abstenime.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, pasi që patën kundërshtime të ashpra rreth këtij Projektligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori