LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Pas 14 viteve, Kurti gjeti kohë për të komentuar për Rugovën, sepse po i duhet për pushtet

Molliqaj: Pas 14 viteve, Kurti gjeti kohë për të komentuar për Rugovën, sepse po i duhet për pushtet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me letrën që ka nënshkruar Republika e Kosovës, për funksionalizimin e një linje ajrore Prishtinë-Beograd. Ai tha se “sot, për herë të parë pas 14 viteve, gjeti vullnetin dhe kohën për të komentuar për Rugovën, vetëm dhe vetëm sepse po i duhet për pushtet”.

Molliqaj ka thënë se lavdërimi i kësaj marrëveshjeje, nga partitë politike është i papranueshëm pasi sipas tij me këtë marrëveshje monopolizohet qarkullimi ajror që bëhet nga Prishtina në Beograd, dhe se mund të shërbej si ndërmjetësuese për kompanitë ajrore të Serbisë.


“Me marrëveshjen e fundit, Serbia arriti që çdo qarkullim ajror që bëhet nga dhe drejt Prishtinës e që duhet të kalojë kah hapësira ajrore e Serbisë, të monopolizohet vetëm nga një kompani – që në anën tjetër mund të shërbejë edhe si ndërmjetësuese potencialisht për kompani ajrore të Serbisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua duke u bazuar në Rezolutën 1244 dhe aty Kosova nuk u përfaqësua as si palë, por vetëm si një agjension. Është i papranueshëm lavdërimi i kësaj marrëveshjeje nga pushteti në shkuarje dhe partitë e tjera parlamentare.

Kurti kujton presidentin Rugova: Shqiptar i urtë, racional, që e donte popullin e vet ashtu siç është
Lexo po ashtu Kurti kujton presidentin Rugova: Shqiptar i urtë, racional, që e donte popullin e vet ashtu siç është

Kryetari i PSD-së shkruan edhe për mungesën e reagimit nga ana e Albin Kurtit në lidhje me këtë linjë ajrore. Molliqaj shprehet se kandidati për kryeministër gjeti kohë që pas 14 vitesh të komentoj për ish-presidentin Rugova, sepse sipas tij ky koment po i duhet për pushtet.

Ai kritikoi Kurtin, duke thënë se heshtja e tij është paralajmërim se Kosova gjatë qeverisjes së tij do të dëmtohet shumë në raport me negociatat me Serbinë.

“Është po aq i papranueshëm mos-reagimi i të nominuarit për Kryeministër, që u votua nga qytetarët bash duke premtuar reciprocitet e barazi në raportet e Kosovës me Serbinë. Sot, për herë të parë pas 14 viteve, gjeti vullnetin dhe kohën për të komentuar për Rugovën, vetëm dhe vetëm sepse po i duhet për pushtet. Dhe sot, për herë të parë pas 15 vitesh, nuk e kundërshtoi një marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë, vetëm dhe vetëm nga frika që po mbetet pa arritur në pushtet. Ky është një paralajmërim i qartë që edhe nën qeverinë e tij, Kosova do të dëmtohet shumë në raport me negociatat me Serbinë”, shkruan Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori