LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj dhe Shala përplasen për sulmin në Kuvend

Molliqaj dhe Shala përplasen për sulmin në Kuvend

Pas fjalimit të deputetit të GPD Frashër Krasniqi ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, deputeti i LDK-së Kujtim Shala.

Ai tha se askush nuk duhet të flas për rastin pasi që i njëjti ka shkuar në rigjykim.


“Unë mendoj që është e ndjeshme dhe problematike që çështjet të asaj natyre ne të bisedojmë këtu. E dyta është shumë më e ndjeshme kur ne flasim për biografitë tona, do të thotë autobiografitë dhe ju e patë një qëndrim tonin për çështjet e kësaj natyre. Ajo na vë në pozitë të vështirë sepse duhet të kthehemi dhe të flasim për personat dhe ne nuk jemi këtu të flasim për atë punë. Unë prapë se prapë do t’iu bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë, por se pari një sqarim, me sa di unë rasti i juaj është kthyer në rigjykim, kjo është një arsye që të mos debatojmë fare”, theksoi Shala.

Por, ndaj tij, reagoi deputeti Dardan Molliqaj, i cili kërkoi nga Shala që t’i pyes deputetët kolegë të tij të cilët i kanë quajtur terroristë Frashër Krasniqin dhe të arrestuarit tjerë për rastin e sulmit në Kuvend.

“Kujtim para se t’i bësh pyetje Frashërit është mirë t’iu bësh pyetje deputetëve tuaj, ata janë aty, ndonjë ndoshta nuk është zgjedhur, nuk jam këtu për të thënë emra, veti deputetët tuaj, mos bëni zhurmë, ekzistojnë video, fjalime, një prej tyre meqë po doni emra, një prej tyre është Besa Gaxherri, por ka edhe të tjerë, është Isa Mustafa si kryeministër. Kështu që kur t’i thoni akuzat duhet të bëheni gati t’i merrni edhe përgjigjet Kujtim dhe të tjerët. Unë nuk besoj në këtë idenë se nuk duhet të diskutohet për drejtësinë, është budallaki në vetvete, edhe për raste gjyqësore kudo në botë diskutohet, tjetër gjë është ndërhyrja në drejtësi, por me gjasë disa ose se kuptojnë ose e keqpërdorin”, tha Molliqaj.

Replika nuk u ndal me kaq, pasi deputeti Shala përsëri i reagoi Molliqajt, duke i thënë atij se askush nga LDK nuk i ka quajtur të akuzuarit terroristë, porse aktin e kanë quajtur terrorist sepse i tillë është.

“Nëse bën biografi sidomos në rastin kur lidhet me çështjet e drejtësisë je minimalisht kredibil sepse flet për veten, askush nuk thotë jam fajtor as nuk e gjykon veten, e para. E dyta, kur flasim për tjerët ne s’kemi të drejtë të flasim për fajtor, ose jo këtu, sepse ky është institucion i natyrës tjetër. E treta, as ata emra që i përmende ti, as deputetët këtu s’e ka quajtur askënd terrorist, por kanë folur për një akt terrorist, jo për autorë. Nëse s’janë këta autorët ajo nuk është as çështje e imja, as e grupit tim parlamentar. Nuk e di kush është autori, por unë besoj dhe edhe ju pajtoheni se ai ka qenë një akt terrorist, ky është kualifikimi, nuk ka lidhje me njerëzit të cilët akuzohen, sepse unë këtë nuk e di”, theksoi Shala.

Në këtë debat u involvua edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se nuk ka fytyrë asnjë deputet as i VV-së e as ata që janë ndarë, nuk mund të moralizojnë.

“Kur flasim për familjet është mirë të mendohet mirë a kishin familje Milaim Zeka i cili u torturua ‘ live’ në televizion, si janë ndjerë vajzat dhe bashkëshortja e tij në ato momente, motrat dhe farefisi i Milaim Zekës. A kishte familje Petrit Selimi kur në prani të bashkëshortes u sulmua nga aktivistë të VV-së. A kishte familje Shasivar Haxhiaj i cili u nxor nga vetura dhunshëm dhe u dhunua nga aktivistët e VV-së. Kam edhe shumë pyetje tjera, por iu kisha lutur shumë mos moralizoni ju që nuk keni të drejt të moralizoni as për familjen, as për shtetin as për asgjë tjetër”, tha Musliu. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori