LAJMI I FUNDIT:

Moldavia shkatërron eksplozivin e gjetur në dronin Shahed që u rrëzua në territorin e saj

Moldavia shkatërron eksplozivin e gjetur në dronin Shahed që u rrëzua në territorin e saj

Autoritetet në Moldavi kanë njoftuar se kanë shkatërruar eksplozivin e gjetur në një dron Shahed që u rrëzua në territorin e saj, ndërsa ministri i Jashtëm dënoi “sulmet e vazhdueshme barbare” të Rusisë përtej kufirit ndërsa ajo është në luftë në Ukrainë.

Policia njoftoi se 50 kilogramë eksploziv u zbuluan gjatë hetimit të pjesëve të dronit Shahed që gjetën dje pranë qytetit Etulia në jug të Moldavisë, pranë kufirit me Ukrainën. Të gjithë komponentët e dronit janë mbledhur dhe çaktivizuar, tha policia.


Policia kufitare dyshon se mbeturinat janë pjesë e një droni që u rrëzua nga një sistem anti-ajror ukrainas gjatë sulmeve të natës, të nisura nga forcat ruse në rajonin ukrainas të Izmail të premten, transmeton Telegrafi.

Rusia ka humbur 10 për qind të tankeve të saj në betejën për Avdiivka
Lexo po ashtu Rusia ka humbur 10 për qind të tankeve të saj në betejën për Avdiivka

Ministri i Jashtëm moldav Mihaj Popsoy dënoi “sulmet barbare të vazhdueshme” të Rusisë ndaj Ukrainës, të cilat ai tha se prekin drejtpërdrejt Moldavinë.

“Mbetjet e dronit Shahed, të gjetura sot në jug të vendit pranë kufirit, janë një kujtesë e ashpër e dhunës dhe shkatërrimit të mbjellë nga Kremlini”, shkroi ai në rrjetin X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori