LAJMI I FUNDIT:

Moisu: Kriza zgjidhet nga “kryeplaku”, jo nga ndërkombëtarët!

Moisu: Kriza zgjidhet nga “kryeplaku”, jo nga ndërkombëtarët!

“Për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen drejtuar sytë nga ndërkombëtarët”. I këtij mendimi është ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili kujton kohët kur krizën parazgjedhore të 2007-ës e zgjidhi duke mbajtur të “burgosur” politikanët e kohës në Presidencë dhe ushqyer me pica e çaj.

I pyetur për tendën para Kryeministrisë, ish-kreu i shtetit vëren se duhet një “kryeplak” për të disiplinuar politikbërësit konfliktualë shqiptarë, dhe këtë njeri nuk duhet ta kërkojmë nga ndërkombëtarët.


“Ne duhet të kemi ‘kryeplak’, i cili ndan davanë dhe për fat të keq ky duhet të jetë kryetari i shtetit. Jo se partnerët tanë ndërkombëtarë nuk kanë dëshirë dhe nuk e ndjejnë përgjegjësinë për të negociuar, por ne këto gjëra duhet t’i zgjidhim vetë. Politika shqiptare është e vështirë. Besoj se e mbani mend janarin e vitit 2007 kur unë u detyrova dhe mblodha në Presidencë politikanët ku i mbajta për 48 orë me pica dhe çaj derisa u ra dakord për ta zgjidhur këtë punë”, u shpreh Moisiu.

Ndërsa nga presidenca kanë ardhur sinjale se e kaluara e 4 ministrave të rinj do të verifikohet nga SHISH dhe institucione të tjera të inteligjencës, me kërkesë të Bujar Nishanit, Moisiu kujton se ka pasur raste kur kryeministrave u është ankuar për kandidaturat e sjella.

“Kam zbatuar të drejtën e kryetarit të shtetit para se të hidhja firmën noteriale”, thotë ai.

I pyetur nëse ka kthyer pas ndonjë nga dekretet në rast se SHISH ka pasur vërejtje, Moisiu tha se ka pasur raste kur ka biseduar me kryeministrat.

“Kam biseduar me Kryeministrat kur kam pasur vërejtje për ministrat. Qoftë me Berishën, qoftë me Nanon dhe mendoj se i kanë marrë parasysh. Sigurisht, përgjegjësia politike është e Kryeministrit, nuk është e Presidentit”, thotë Moisiu.

Pavarësisht se janë bërë publike zëvendësimet, zyrtarisht nuk ka pasur vendime shkarkimi apo emërimi nga ana e Kryeministrit për anëtarët e kabinetit të tij qeverisës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori