LAJMI I FUNDIT:

“Moisiu përndiqej si hebre, kërkoi vërtetim që ishte shqiptar”

“Moisiu përndiqej si hebre, kërkoi vërtetim që ishte shqiptar”

Një ekspozitë që do të çelet më 26 mars në Vjenë të Austrisë, është fryti i punës 7-8 -vjeçare kërkuese të Pjetër Logorecit në Vjenë, për gjeniun e skenës me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu.

Fotografi të rralla, dokumente, jetëshkrime hedhin dritë në vlerat e pazbuluara të aktorit të madh botëror.

Mes fotove të rralla është fotoja e vdekjes së aktorit të madh Aleksandër Moisiu, ku shihet sargu me trupin e pajetë të tij para se të digjej në krematoriumin e Vjenës më 23 mars 1935. Ndërkohë që ka publikuar fotografinë me sargun dhe trupin e pajetë të Aleksandër Moisiut dhe që po afron dita e hapjes së ekspozitës së tij për këtë aktor të madh shqiptar, Pjetër Logoreci ka bërë thirrje që edhe shteti shqiptar të ndërtojë shumë shpejt Muzeun Aleksandër Moisiu.

“Nderim emrit dhe veprës tij… Shpresoj që shteti shqiptar të ndertojë Muzeun Aleksandër Moisiu!”, ka shkruar ai.

Për Aleksandër Moisiun thuhet se ka origjinë shqiptaro-hebreje, por Logoreci pohon se “nuk ka gjetur asnjë dokument të shkruar nga dora e tij që ta që ta vërtetojë origjinën hebreje”. Dhe, e thotë këtë kur ka pasur në dorë për të studiuar plot pesë arka me dokumente e fotografi..! Madje, sipas tij, ai ka kërkuar vërtetëm për origjinën shqiptare meqë përndiqej si hebre. /Shqiptarja/Telegrafi/