LAJMI I FUNDIT:

Mohimi i masakrës së Reçakut nga Vuçiqi, reagon Ambasada e Britanisë: Ngjarja e Reçakut është dokumentuar

Mohimi i masakrës së Reçakut nga Vuçiqi, reagon Ambasada e Britanisë: Ngjarja e Reçakut është dokumentuar

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar ndaj deklaratave dhe debateve të fundit, pas mohimit të masakrës së Reçakut nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë serbë, gjë që ka nxitur reagime të krerëve të institucioneve shtetërore në Kosovë, por edhe atyre ndërkombëtare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.


Lidhur me këtë deklaratë, reagimet dhe debatet që janë bërë pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mirë dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

“Përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog. Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

Të përkujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë e ka quajtur të tmerrshëm faktin që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për shkak se kishte thënë se “masakra në Reçak ishte e trilluar”.

Madje, Vuçiq edhe vetë ka thënë se edhe vet e përsërit se “ishte një krim i fabrikuar” dhe pyeti “a do të na dënojnë të gjithëve për këtë?”.

Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”
Lexo po ashtu Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Ndaj kësaj deklarate të Vuçqit, kanë reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të partive politike në vend.

Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë
Lexo po ashtu Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

Gjithashtu,  ndaj deklaratve dhe debateve lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Ambasada e SHBA në Kosovë, BE, përfaqësuesi OKB në Kosovë  dhe ambasada të tjera në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori