LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Zvicrës reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit i cili tha se masakra e Reçakut është e trilluar

Ambasada e Zvicrës reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit i cili tha se masakra e Reçakut është e trilluar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC Kosova).


Në reagimin e Ambasadës së Zvicrës dhe HLC Kosova, thuhet se është fundamentale që shoqëritë pas konfliktit të pajtohen me të kaluarën.

Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”
Lexo po ashtu Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

“Një pjesë e rëndësishme e saj është njohja e viktimave dhe dënimi i krimeve të kryera”, thuhet në reagim.

Në reagimin e saj, ambasada e Zvicrës ka përkrahur reagimet ndaj deklaratave të Vuçiqit duke shtuar se në Reçak ishin kryer krime masive kundër shqiptarëve, shumica civilë të paarmatosur.

“Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë përkrahin reagimet e fuqishme dhe të qarta kundër deklaratës së bërë nga presidenti Vuçiq që mohoi krimet në Reçak. Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak janë kryer krime masive kundër shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin civilë të paarmatosur”, thuhet në reagimin e ambasadës zvicerane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori