LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit

Thaçi: Merkel foli me turp për krimet në Auschwitz, udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka përmendur vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila për herë të parë vizitoi kampin më famëkeq Auschwitz, si veprim pozitiv dhe kritikoi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mohimin e masakrës së Reçakut.

Përmes rrjetit social, Twitter tha se nëse Merkel flet me trup për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.


“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi”, tha Thaçi.

Merkel që tha se është e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker.

Pas deklaratës së Vuçiqit, reagon BE-ja: Nuk ka vend për t’i mohuar apo relativizuar krimet në Reçak
Lexo po ashtu Pas deklaratës së Vuçiqit, reagon BE-ja: Nuk ka vend për t’i mohuar apo relativizuar krimet në Reçak

Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.

Lidhur me këtë, pati shumë reagime në Kosovë dhe jashtë saj.

Tomë Gashi, përfaqësuesi juridik i viktimave të masakrës së Reçakut ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, BE ka thënë se nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999 dhe se pikëpamje të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori