LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Pesë prioritetet mbeten ende baza

Mogherini: Pesë prioritetet mbeten ende baza

“Së bashku” ka qenë kryefjala e fjalimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Mogherini tha se pesë prioritetet kyçe që do të vazhdojnë të jenë baza e punës së përbashkët.

“Disa ndryshime keni bërë të gjithë së bashku dhe duke qenë se ky ishte një rezultat i përbashkët. Po kështu është përgjegjësi e të gjithëve për të kryer punën e mëtejshme. Procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe do e përsëritim gjithmonë. Vitin e kaluar ishim krahë për krahë njëri tjetrit ku unë përballë medias u shpresa mjaft qartësisht përballë qytetarëve të Shqipërisë se Komisioni Evropian do të kishte dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë kur zbatimi i reformës në drejtësi, dhe posaçërisht vettingu të fillonte, ju e realizuat, ne përmbushëm atë që thamë. Është moment mjaft historik, sepse është një punë e përbashkët që ne e kemi bërë dhe në BE”, tha kryediplomatja evropiane.

Ajo shtoi se Shqipëria ka përmbushur kushtet e vendosur në raportin e progresit dhe Shqipëria është e gatshme për të çelur negociatat.

“Mbajtja dhe thellimi i reformave që janë ndërmarrë dhe kjo është puna kryesore që kemi përpara. Për mua është e qartë 100% dhe numrin e të rinjve shqiptarë që bëjnë komente entuziaste. Kjo është një punë që duhet të vijojë për shkak të njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë e dytë më të re në rajon dhe nëse nuk gabohem ky është një nga vendet e Evropës që ka besimin më të lartë në BE. Nuk është vetëm një vendosmëri e fortë e popullit shqiptar për t’u bashkuar me BE, por në interes të BE që të marrë Shqipërinë në BE kur ajo të jetë gati për këtë dhe shpresoj se do të jetë shpejt. Pesë përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të mbeten baza për punën tonë të përbashkët”, tha Mogherini. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori