Ish ylli i Tottenhamit, dje zyrtarisht ka firmosur kontratën e re me klubin madrilen.

Modric ka falënderuar presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perezin. Ai thotë se besimin e presidentit do ta shpaguaj më paraqitjet e tij në fushën e blertë.


“Kjo është një ditë e rëndësishme për mua. Unë falënderoj presidentin Florentino Perezin për besimin që ka te unë”, ka thënë Modriq.

“Unë dua të paguaj gjithë këtë besim duke dhënë më të mirën në fushë. Me rinovimin, unë them se ëndrra ime vazhdon”, tha ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app