LAJMI I FUNDIT:

Moderna pret t’i fitoj 18.4 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave kundër COVID-19

Moderna pret t’i fitoj 18.4 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave kundër COVID-19

Kompania farmaceutike Moderna pret që nga shitja e vaksinave kundër COVID-19 të fitojë 18.4 miliardë dollarë këtë vit, mbi 15 miliardë dollarë më shumë se parashikimet e shitjeve nga Pfizer.

Të dy vaksinat, po shpërndahen me shpejtësi ndërsa rastet rriten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vdekjet nga COVID-19 që kanë tejkaluar gjysmë milionë persona.


Moderna ka synuar të rritë prodhimin e vaksinës, produktin e saj të parë dhe të vetëm që gjeneron të ardhura.

Ajo synon të prodhojë të paktën 700 milionë doza këtë vit dhe pret që të rrisë prodhimin deri në 1 miliard doza duke përmirësuar procesin e saj të prodhimit.

“2020 demonstroi fuqinë e shfrytëzimit të mARN për të bërë barna. Unë besoj se 2021 do të jetë një vit lakimi për Moderna”, tha shefi ekzekutiv i Moderna, Stéphane Bancel.

Moderna pret që kostoja e shitjeve të jetë rreth 20 për qind e shitjeve të produkteve në vitin 2021, shumë më tepër se 4 për qind që regjistroi një vit më parë. /Telegrafi/