LAJMI I FUNDIT:

Modelja që u tall me Montolivon e Higuainin, Nina Moric tallet me ekipin e Italisë: Mund të vini te unë ta shohim Botërorin (Foto)

Modelja që u tall me Montolivon e Higuainin, Nina Moric tallet me ekipin e Italisë: Mund të vini te unë ta shohim Botërorin (Foto)
Getty Images

Moskualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror është shoqëruar edhe me ironizime të ndryshme në rrjetet sociale.

Azzurrët nuk arritën të siguronin vizën për në Rusi, pasi në ‘play-off’ pësuan nga Suedia.


(Foto: Getty Images)

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kthyese kur edhe u kuptua se italianët u eliminuan, modelja kroate, Nina Moric, ka bërë një postim ngacmues për ta.

“Të gjithë jeni të ftuar në shtëpinë time që ta shohim Kroacinë në Botëror”, ka shkruar bukuroshja në një postim në Twitter, ndërsa e ka përfshirë hashtagun Italia-Suedia.

Nina është një modele 41 vjeçare e lindur në Zagreb. Ajo u bë e famshme pas shfaqjen në videoklipin e hitit të Ricky Martin, “Livin’ La Vida Loca” (1999).

Të njëjtin vit, ajo debutoi edhe si këngëtare, mirëpo duke qenë se kënga e parë nuk pati sukses, e anuloi edhe projektin për realizimin e një albumi.

(Foto: Getty Images)

Bukuroshja ishte zgjedhur nga Jim Carrey për ta luajtur rolin e protagonistes femër në vazhdimin e dytë të filmit “The Mask”, mirëpo projekti kishte dështuar pas tërheqjes së aktorit.

Gjatë karrierës, Nina ka punuar për dizajnerë, si Versace, Roberto Cavalli, Trend Les Copains, Valentino, Erreuno, Gai Mattiolo, RoccoBarocco, Fausto Sarli, Gattinoni, Mariella Burani, Angelo Marani, Marina Spadafora, Simonetta Ravizza, Guillermina Baeza e Jesus Del Pozo.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, ajo i ka zbukuruar ballinat e revistave më të njohura botërore, duke përfshirë edhe Maxim. Pas disa viteve në SHBA, modelja u zhvendos në Itali, ku e ka vazhduar karrierën si modele dhe është bërë korrespondente televizive.

Modelja kritikon performancën në shtrat të Montolivos dhe Hernanesit: Sikur të bënin seks me shpejtësinë që luajnë (Foto)
Lexo po ashtu Modelja kritikon performancën në shtrat të Montolivos dhe Hernanesit: Sikur të bënin seks me shpejtësinë që luajnë (Foto)

Nina është tallur me futbollistët edhe në të kaluarën. Ajo e kishte kritikuar performancën në shtrat të Riccardo Montolivos dhe Hernanesit.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, Moric ishte tallur edhe me peshën e sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain.

“Për të gjithë ata që kritikojnë Higuain: Do të dëshiroja t’ju shihja ju të luanit futboll në muajin e shtatë të shtatzënisë” kishte shkruar ajo duke iu referuara kritikave për kilogramët e tepërt të futbollisti argjentinas. /Telegrafi/

Tallet modelja: Higuain në muajin e shtatë të shtatzënisë (Foto)
Lexo po ashtu Tallet modelja: Higuain në muajin e shtatë të shtatzënisë (Foto)
(Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori