Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Një influencere e njohur në TikTok, tha se eksperienca e saj në Maldive kishte qenë e tmerrshme, për shkak të kushteve të rënda atmosferike atje.
Ajo ndau një video në TikTok përmes së cilës tregonte për pushimet e saj që nuk i dolën siç ajo i kishte planifikuar.
Julia Cholewczynska, tha se ndonëse ditët e para atje ishin të mira, ditëve të tjera pati reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë dhe më pas dhe vërshime.
@juliaholya it was really scary, I don’t wanna come back to Maldives again 😅 #maldives #expectstionsvsreality #expectations #travel #fun #reality #fyp
Në video, ajo xhiroi veten në një moment kur nuk po mund ta hapte derën e vilës për shkak të erërave të forta.
Një moment tjetër, tregonte errësirën dhe reshjet që mbizotëruan tek ishulli. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































